I përfshirë në skandalin e dosjes Epstein, ish- Princi Andrew largohet nga Royal Lodge

04/02/2026 10:59

Ish-Princi Andrew është larguar nga rezidenca Royal Lodge në Windsor dhe është zhvendosur në Sandringham Estate, në Norfolk, pas publikimit të dosjeve më të fundit që lidhen me financierin Jeffrey Epstein, zhvillim që ka rritur sërish presionin ndaj tij.

Burime pranë Pallatit Buckingham bëjnë me dije për BBC se Andrew u largua nga Royal Lodge të hënën në mbrëmje dhe aktualisht po qëndron në Wood Farm Cottage, ndërsa banesa e tij e përhershme po i nënshtrohet punimeve restauruese.

Edhe pse Pallati kishte njoftuar se zhvendosja do të ndodhte në fillim të vitit 2026, reagimet pas publikimit të dokumenteve të reja Epstein duket se e kanë përshpejtuar këtë vendim.

Presioni ndaj Mountbatten-Windsor për të dhënë dëshmi në Shtetet e Bashkuara mbi marrëdhënien e tij me Epstein është shtuar, megjithëse ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje apo shkelje ligjore.

Largimi nga Royal Lodge ishte paralajmëruar që në muajin tetor, në të njëjtën kohë kur Andrew humbi zyrtarisht titullin e princit. Sandringham Estate është pronë private e Mbretit Charles III, i cili do të mbulojë shpenzimet e qëndrimit të vëllait të tij. Burime mbretërore bëjnë të ditur se destinacioni i tij përfundimtar pritet të jetë Marsh Farm, brenda të njëjtës pronë.

Situata e Andrew ka qenë një sfidë e vazhdueshme për Familjen Mbretërore, ndërsa mënyra e menaxhimit të çështjes së tij është kritikuar për mungesë vendosmërie. Qëndrimi i tij në Royal Lodge ishte kthyer në simbol të debatit publik mbi privilegjet, transparencën dhe përdorimin e fondeve publike, për shkak të lidhjeve me Epstein.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB