Sulmet gjatë natës në Iran, Izraeli përdor mbi 80 avionë luftarakë, në shënjestër infrastruktura ushtarake dhe objekte të Gardës Revolucionare 07/03 07:54
Bisedimet bërthamore mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kanë dështuar, raporton Jerusalem Post.
Sipas medias izraelite “bisedimet kanë dështuar”, ndërsa citon burimet se Teherani kishte këmbëngulur të diskutonte vetëm çështjen bërthamore, ndërsa Uashingtoni donte të diskutonte për raketat balistike, terroristët rajonalë, si dhe çështje të tjera.
“Ky është një hendek i pakapërcyeshëm”, kanë thënë burimet sipas Jerusalem Post.
Takimi ishte planifikuar të mbahej të premten në Stamboll, ku do të merrnin pjesë dhe vendet e Lindjes së Mesme si vëzhguese.
Top Channel