Berisha pro Ramës dhe gjyqtarëve: Pagat i vendos qeveria, por kryeministri e prishi vetë piramidën e pagave në drejtësi

04/02/2026 14:30

Sali Berisha takohet në një pikë me Edi Ramën, kritikat ndaj sistemit të drejtësisë. Si ish-kryeministër, Berisha bashkohet me kundërshtarin politik se kush ka të drejtë ekskluzive për t’i rritur pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Pagat dhe piramida e pagave janë e drejtë absolute ekskluzive për të gjithë shtetin dhe institucionet e tij ekzekutive, përveç ndërmarrjeve publike, që funksionojnë me mekanizëm tjetër”, u shpreh Berisha.

Por, si kryetar i opozitës, Berisha ndahet nga Rama. Fajëson kryeministrin se e bëri vetë lëmshin kur vendosi të përmbysë piramidën e pagave të drejtësisë. Dhe në këtë pikë, u jep të drejtë gjyqtarëve.

“Tani erdhi ky me Vllahicë dhe stër-Vllahicë, përmbysi piramidën e pagave. Ky shakaxhi shkarravitës që ka zero ide për shtetin, nuk e kuptoi se po i vinte kazmën në themel piramidës së pagave, duke caktuar rrogat që i thoshte Vllahica, që raportet që dërgonte në Komision i merrte nga zyra e tij. Çdo gjykatës sot ka 100 për qind të drejtë të mos pranojë piramidën ekzistuese. Hajde zgjidhe. Prokurori i përgjithshëm merr gjysmën e rrogës së një prokurori në SPAK. Shtet është ky? Leckë është ky, nuk është shtet”, tha Berisha.

Rama kritikoi gjyqësorin që ka hapur padi në Gjykatën Kushtetuese për pagat. Berisha sulmoi gjyqtarët kushtetues për një tjetër çështje: zvarritjen e vendimit për Ballukun.

Gjykata Kushtetuese është strofkulla e fundit e hajdutëve”, tha Berisha.

Paralajmëron edhe sot ngujimin poshtë zyrës së Edi Ramës, por preferon që t’ia bëjë surprizë duke mos zbuluar më shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB