KQZ ndan fondet për vitin 2026, si do të ndahen 3.5 mln euro mes partive politike Nis me përplasje me policinë protesta e banorëve të Rrjollit në Velipojë.
Ata bllokuan fillimisht rrugën Velipojë-Shëngjin, dhe më pas nxorën nga makineritë e punës dhe punonjësit e kompanisë kanë nisur punën për ndërtimin e resortit. Sakaq mësohet se banorët arritën të pezullojnë punimet për momentin.
“Mos e prek me dorë. Mos e prek me dorë motrën. Nxirrni armët! Nxirrni armët! Jam në tokën time. Ca bëni këtu? Jeni të marrë? Jemi në tokën tonë o shok. S’ka më me të mira.”, shprehen banorët duke iu drejtuar efektivëve të policisë.
Sipas banorëve, atyre po u vidhet prona, duke theksuar se fillimi i punimeve është i paligjshëm, pasi në ditët në vijim pritet të zhvillohet edhe seanca gjyqësore për pronësinë.
Top Channel