Rusia ka rifilluar sulmet ajrore gjatë natës ndaj qyteteve kryesore të Ukrainës, duke goditur kryeqytetin Kiev me raketa balistike dhe dronë, vetëm pak orë pas përfundimit të një pauze të përkohshme të dakordësuar mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Autoritetet lokale në Kiev raportuan shpërthime të fuqishme në orët e para të së martës. Sipas kreut të administratës ushtarake të qytetit, Tymur Tkachenko, disa ndërtesa shumëkatëshe banimi dhe një kopsht fëmijësh janë dëmtuar nga sulmet.

CNN raporton se shpërthime të forta janë dëgjuar në kryeqytet, ndërsa banorët janë detyruar të strehohen në stacionet e metrosë, me temperaturat që kanë rënë deri në –20 gradë Celsius.

Sulme me raketa balistike janë raportuar edhe në qytetin Dnipro, në lindje të vendit, ndërsa Kharkivi, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, është goditur nga raketa dhe dronë, bëri të ditur kryebashkiaku Ihor Terekhov.

Pauza e sulmeve ndaj qyteteve dhe infrastrukturës kryesore ishte rënë dakord javën e kaluar, pas një kërkese personale të presidentit amerikan Donald Trump, sipas Kremlinit, dhe pas bisedimeve trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Abu Dhabi, të parat të këtij lloji që nga pushtimi rus në shkurt të vitit 2022.

Megjithëse autoritetet ukrainase thanë se gjatë ditëve të fundit nuk kishte pasur goditje direkte ndaj infrastrukturës energjetike, Rusia ka vijuar sulmet ndaj rrugëve logjistike dhe transportit, me pasoja të rënda në njerëz.

Ndërkohë, Kremlini ka konfirmuar se raundi i ardhshëm i bisedimeve trepalëshe për përfundimin e luftës në Ukrainë do të zhvillohet të mërkurën dhe të enjten në Abu Dhabi.

Në kushtet e dimrit ekstrem, sektori energjetik i Ukrainës ndodhet në një situatë kritike. Drejtori ekzekutiv i kompanisë më të madhe private të energjisë, DTEK, deklaroi se sistemi energjetik është në “modalitet mbijetese”, me dy nga pesë termocentralet jashtë funksionit dhe tre të tjerët që operojnë me kapacitet të ulët.

DTEK njoftoi se të dielën Rusia kishte kryer një sulm të madh ndaj minierave të qymyrit, duke goditur një autobus me minatorë dhe duke shkaktuar të paktën 12 viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB