“Ndryshova mendim për Lavrovin pas luftës”, Lajçak flet pasi i dolën bisedat me Epstein: Ndërgjegjjen e kam të pastër

03/02/2026 14:20

Miroslav Lajcak ka folur për të parën herë që prej dhënies së dorëheqjes  nga posti i këshilltarit të kryeministrit të Sllovakisë. Ish i dërguari i BE-së për Ballkanin Perëndimor, që deri tani ishte përpjekur t’i shmangte deklaratat, pohoi për transmetuesin publik “Rádio Slovensko”, se në nuk i kujtohen saktësisht mesazhet e shkëmbyera me Jeffrey Epstein dhe nuk mund t’i konfirmojë, por as t’i mohojë ato.

Lajçak bëri “një mea culpa” publike pasi pranoi se kishte treguar gjykim të dobët dhe komunikim të papërshtatshëm, duke e përshkruar atë si “veprime të pamenduara të egos mashkullore”. Diplomati sllovak rrëfeu se e kishte takuar Epstein në vitin 2017 gjatë një vizite për një post në Kombet e Bashkuara, duke u prezantuar nga një diplomat i huaj.

Ai argumentoi se takimi ishte pjesë e punës dhe krijimit të kontakteve profesionale, dhe se nuk kishte pasur asnjë përfshirje të vajzave apo veprim kriminal. Më tej, konfirmoi se kishte vizituar apartamentin e Epstein, ku ishin të pranishëm figura të tjera politike dhe biznesi, por mohoi çdo përfshirje të çështjeve të abuzimit seksual.

“Ndërgjegjja ime është e pastër,” tha Lajçak, i cili nuk mohoi në intervistë se ishte influencuar nga figura të caktuara, por theksoi se kishte ndryshuar mendim për Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov për shkak të rolit të tij në sulmin rus ndaj Ukrainës.

“E ndryshova pikëpamjen time për Lavrovin pasi ai u bë fytyra dhe zëri i agresorit në Ukrainë”, u shpreh Lajcak, ndërkohë që në një nga tekstet e publikuara, duket sikur kishte një lloj admirimi për të, dhe së fundi, një gazetar pyeti zëdhënësin e Komisionit Europian nëse duhet rishikuar puna e sllovakut për kohën që shërbeu në krye të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, për të parë nëse ka qenë nën ndonjë ndikim të huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB