Bllokimi i Qafë-Thanës, flet drejtori i ARRSH: Shembja është fenomen natyror, mali është mbingopur nga uji
01/02/2026 17:54
Drejtori i ARRSH Ami Kozeli ka folur për shembjen e shpatit te Malit në Dragostunjë, e cila vazhdon të mbajë të bllokuar mijëra njerëz në rrugë prej 8 orësh.
“Shembja është fenomen natyror”, thotë Kozeli. Ai mohoi në mënyrë kategorike të kenë ndikuar punimet, edhe pse hapja e re kalon pikërisht mbi malin që është shembur dhe mjetet e rënda çdo ditë punojnë mbi të.
Pasi konstatoi me sy të lirë, Kozeli tha se duket qe mali është i mbingopur nga uji.
Top Channel