“Do sigurohem ta lëshoj para se të më lëshojë”/ Selin dhe Miri ndajnë ‘rrugët’, përballja e fortë me banorët pas shfaqjes së klipit 31/01 21:30
“Shqipëria Bëhet” po mban këtë të shtunë një protestë para kryeministrisë, me thirrje për largimin nga qeveria të Edi Ramës.
Në protestë janë mbledhur mbështetës të partisë së Adriatik Lapajt, ndërsa ky i fundit gjatë fjalës së tij tha se Edi Rama është simbol i korrupsionit.
Ndërkohë protestës i janë bashkuar deputeti i PD Besart Xhaferraj si dhe Ermal Hasimja dhe anëtarët e forumit për dialogun politik opozitar.
Gazetarja e Top Channel Elda Menga e cila po ndjek nga afër protestën, raporton se deri më tani nuk ka pasur incidente dhe tubimi ka shkuar në ‘ujëra’ të qetë.
Top Channel