A është gjallë Bleona Mata? Avokati Idajet Beqiri në “Ftesë në 5”: Mendohet se ka shkuar nga Greqia në Gjermani
Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë ku kundërshton ndalimin e udhëtimeve jashtë vendit.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Balluku kundërshton vendimin e GJKKO, gjykatë e cila i ka bllokuar pasaportën.
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ishte parashikuar të mblidhej ditën e djeshme për të shqyrtuar çështjen e imunitetit të zv.kryeministres, Belinda Balluku. Kuvendi i Shqipërisë njoftoi shtyrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Ndërkohë Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dhënë një vendim për çështjen Balluku.
Mbledhja e fundit e Këshillit u mbajt më 19 dhjetor të vitit të kaluar. Mbledhja zgjati gati 5 orë dhe u zhvillua në praninë e kryeprokurorit të SPAK, Klodian Braho i cili sapo kishte marrë detyrën si dhe prokurorëve të çështjes.
Siç mësoi TCH gjatë mbledhjes SPAK paraqiti një USB me 16 mijë faqe prova për të argumentuar arrestimin e zv.kryeministres Balluku. USB-ja iu dorëzua të gjithë anëtarëve të Këshillit të Mandateve.
Gjatë mbledhjes u mësua gjithashtu se avokatët e Ballukut kërkuan 2 javë kohë për të shqyrtuar materialin e USB-së.
Top Channel