Të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe grup të strukturuar kriminal, SPAK dërgon për gjykim 10 persona
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka shqyrtuar më datë 24.01.2026 çështjen e verifikimit të kushteve për caktimin e masës së sigurimit dhe marrjes në pyetje të personave nën hetim për futjen e lëndëve narkotike në burg.
Trupi gjykues ka marrë disa vendime lidhur me masat e sigurimit për tre të dyshuar të përfshirë në hetime.
Në përfundim të shqyrtimit, gjykata ka vendosur vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për tre personat nën hetim, N.K., G.S., dhe E.K., të cilët ishin caktuar me vendim të mëparshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, më datë 19.12.2025.
Gjykata ka urdhëruar që të tre personat të qëndrojnë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, me qëllim që të jenë në dispozicion të organit procedues.
Po ashtu, prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është ngarkuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
Shpenzimet procedurale janë mbuluar dhe shpërblimi për avokatin e caktuar nga gjykata, R.H., do të paguhet paraprakisht nga Zyra e Buxhetit Gjyqësor.
Në përfundim, gjykata ka shpallur se kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.
Top Channel