Vodhi një bankë duke kërcënuar punonjësit me çekiç, arrestohet i riu në Shkodër
26/01/2026 11:42
Ka marrë fund arratia për 27-vjeçarin i cili dy ditë më parë vodhi një shumë parash në një institucion financiar, duke kanosur punonjësit me çekiç.
Në pranga ra Gj. K., 27 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas dyshohet se më datë 24.01.2026, në lagjen “Vojo Kushi”, ka hyrë në ambientet e një institucioni financiar dhe duke kanosur punonjësit, me mjet të fortë (çekiç), ka vjedhur 143 500 lekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Top Channel