Vrasja e dy amerikanëve, Trump akuzon demokratët: Po vendosin të huajt e paligjshëm mbi qytetarët e SHBA
Një kamerë sigurie në një dyqan bizhuterish në Kaliforninë Jugore ka filmuar momentin kur grabitësit hynë me forcë në një dyqan me një SUV.
Videoja fillimisht tregon grabitësit duke drejtuar makinën e tyre drejt hyrjes së dyqanit.
Në pamjet e mëposhtme të asaj që ndodhi mesditën e së premtes së kaluar, grabitësit shihen duke zbrazur vitrinat e dyqanit të bizhuterive me plaçkën e tyre të vlerësuar në 1 milion dollarë. Pronari i biznesit e përshkroi momentin si “gjëja më e frikshme e jetës sime”.
Pas grabitjes, autorët e krimit braktisën SUV-in dhe ikën me dy Dodge Chargers.
Megjithatë, më vonë ata u përfshinë në dy aksidente trafiku, duke rezultuar në arrestimin e të tetë personave – përfshirë një të mitur.
Top Channel