Zgjerohet fasha moshore e grave që do të depistohen për kancerin e qafës se mitrës i cili shkaktohet nga Human Papiloma Virus.
Deri me tani mund ta kryenin këtë test gratë nga 40 deri në 50 vjeç. Ky virus përhapet nëpërmjet kontaktit seksual dhe shkakton dëme të mëdha te gratë.
Deri më tani tek gratë janë përdorur teste që thjesht identifikonin praninë e Human Papiloma Virusit dhe më pas gratë duhet të vazhdonin me të tjera ekzaminime. Këtë vit pritet të futen teste specifike që identifikojnë genotipin 16 dhe 18 te ciklet njihen si shkaktarë të kancerit dhe në këtë rast gruaja duhet të bëjë kolposkopis sipas rekomandimit të gjinekologut.
Testi ndaj HPV merret në qendër shëndetësore dhe mund të kryhet nga vetë gruaja, çdo vit kapen 120 apo 130 raste me kancer të qafës së mitrës, por depistimi i grave si dhe vaksinimi i vajzave dhe djemve në moshën 13 dhe 14 vjeç pritet ka bërë që kjo shifër të mos rritet.
Top Channel