Reshjet e shiut me intensitet deri mesatar, të rena mbrëmjen e djeshme dhe gjatë orëve të para të ditës së sotme, kanë bërë që niveli i ujit në kanalet e qytetit të Vlorës të rritet ndjeshëm, duke shkaktuar probleme për disa familje që jetojnë pranë tij hidrovorit në lagjen “Kushtrimi”.
Janë më shumë se 10 banesa në këtë zonë ku uji ka hyrë në oborret e tyre. Ndërkohë, nga katër pompat që ka hidrovori i qytetit, vetëm njëra është aktualisht në funksion, çka ka sjellë rritje graduale të nivelit të ujit në kanalin që shkon drejt pompave dhe, për pasojë, përmbytjen e oborreve të banorëve.
Banorët shprehen të zhgënjyer, pasi kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje shiu. Sipas tyre, banesat përmbyten vazhdimisht për shkak të mosfunksionimit normal të hidrovorrës së qytetit.
Ndërkohë një punonjës i hidrovorit shprehet se nga katër pompa që janë vetëm një është në funksion, pasi dëmtohen nga mbeturinat e shumta.
Top Channel