Gjyqi i dosjes “Partizani”/ Paraqitet në SPAK Jamarbër Malltezi dhe avokatët e Berishës
26/01/2026 10:10
Këtë të hënë zhvillohet gjyqi në themel i dosjes “Partizani”.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, në dyert e SPAK janë paraqitur Jamarbër Mallezi së bashku me avokatin, si dhe avokati i kreut të PD-së, Sali Berishës.
Gjykata e Posaccme refuzoi kërkesën e bërë nga përfaqësues të medias për lejimin e kamerave dhe transmetim live të shqyrtimit gjyqësor të dosjes “Partizani”.
Sipas gjykatës, prania e kamerave mund të ndikojë në ecurinë e procesit. “Procesi ka një numër të lartë dëshmitarësh dhe transmetimi live mund të ndikojë tek dëshmitë e tyre dhe ta kthejë në debat publik çështjen”, arsyetoi gjykata.
Top Channel