Panik në Tiranë, makina përfshihet nga flakët në ecje, nuk raportohet për të lënduar Kjo e hënë ka sjellë dëme të rënda në vijën bregdetare të Adriatikut, në zonën e Divjakës, ku argjinatura detare është çarë si pasojë e motit ekstrem.
Erërat e forta deri në 8 ballë krijuan dallgë që arritën deri në 3 metra lartësi, duke kapërcyer argjinaturën dhe duke shkaktuar shembjen e saj.
Mbi 70 metra argjinaturë ranore janë gërryer dhe shkatërruar nga forca e detit, ndërsa ujërat e kripura kanë vërshuar drejt lagunës së Karavastasë dhe tokave bujqësore në zonën e Bedatit.
Sipas specialistëve, situata u krijua pasi dallgët e mëngjesit kapërcyen lartësinë mbrojtëse të argjinaturës. Edhe pse investimet në këtë argjinaturë janë kryer katër herë, duke u spostuar gradualisht drejt tokës lagunore, deti ka vijuar të përparojë, duke shkatërruar gjithçka përpara.
Pasojat janë të rënda edhe për bizneset e zonës. Sipas tyre, deti ka marrë rreth 1800 metra tokë, duke krijuar vështirësi serioze për zhvillimin e aktivitetit turistik.
Sipërmarrësit paralajmërojnë se, nëse nuk ndërhyhet me investime nga shteti, ujërat detare nuk po zhdukin vetëm plazhin dhe lagunën, por po i afrohen gjithnjë e më shumë zonës së banuar të Bedatit.
Si pasojë e erozionit detar, mbi 1800 metra të vijës së plazhit në zonën e Bedatit janë zhdukur. Deti ka përparuar drejt lagunës së Karavastasë, duke u bashkuar me të dhe duke ndryshuar ndjeshëm hartën natyrore të zonës.
Top Channel