Kamioni bie në humnerë në Gramsh/ Humb jetën infermierja, shoferi dhe mësuesja në gjendje të rëndë
Është zbërthyer grupi me gjashtë persona të cilët transportonin shqiptarët ilegalisht nga Shqipëria drejt SHBA-ve dhe Kanadasë, kundrejt shumave që shkonin deri në 35 mijë euro.
Bëhet fjalë për Hazir Macin dhe bashkëshorten e tij, Cekrez Nikoci, Ardian Pirani, Alfred Maci dhe Endrit Nezaj, të cilët akuzohen për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, dokumentohen foto nga takimet që realizoheshin për të nisur shqiptarët drejt vendeve europiane, si Italia fillimisht, e më pas në Republikën Dominikane, me destinacion SHBA-në dhe Kanadanë.
Në dosje përmendet edhe përgjimi mes Hazir Macit, i cili bashkëpunon me shtetasin Tahir Cena, për të dërguar një shqiptar nga Italia. Ai e pyet nëse di të flasë italisht.
Hazir Maci telefonon Tahir Cenën dhe zhvillojnë këtë bisedë:
“H- Po ca u ba me at djalin?
T- Ai djali don me ashtu, or ti…
H- Po ku janë fotot, e t’dhënat?
T- Ta mar në telefon.
H- Edhe a din a s’din… a din a din me fol mirë italisht? Se nga Italia do ta lëshoj unë atë!
T- Jooo, italisht e din shumë mirë.
H- Shumë bukur, me pasaportë italiane, me t’dhëna… me t’dhën.
T- Rrofsh.
H- Në 4 ka me ik… merre, do mduhen fotot.
T- Hajd.
H- (nuk kuptohet) gjatsi… edhe mbyll puna.
T- Hajt… hajt…”
Në deklarimin e tij, Tahir Cena ka pranuar se njihet me shtetasin Hazir Maci dhe se i kujtohet se ka bërë një bisedë të tillë, pasi e kishte pyetur një djalë: nëse e njeh apo nuk e njeh se merret me këtë punë që çon njerëz andej “për jashtë shtetit”. Atij nuk i kujtohen të dhënat e personit, si dhe vendi në të cilin do të ikte personi, por origjina e tij ishte nga Kukësi,” thuhet në dosje.
Për hetimet, prokurori shqiptar dhe policia kriminale u ndihmuan edhe nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë dhe Zyra për Hetimet Kriminale jashtë SHBA-së, të cilët kanë marrë informacion dhe siguruar të dhëna edhe jashtë vendit tonë, duke nisur nga administrimi i linjës së ndjekur Shqipëri-Kosovë-Itali-Spanjë-Santo Domingo dhe deri tek vendi ku janë strehuar atje personat dhe personat që kanë kontaktuar secili prej tyre.
Top Channel