Vinin baste sportive në disa ambiente në Lezhë, arrestohet i riu, procedohet miku i tij

25/01/2026 14:24

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontrolli”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë finalizuan operacionin policor të koduar “Kontrolli”, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, duke konstatuar raste të zhvillimit të basteve sportive përmes aparateve celularë, në disa ambiente në qytetin e Lezhës.

Gjatë veprimeve operative, në një ambient (lokal), u konstatuan dy shtetas duke ushtruar këtë veprimtari të paligjshme. Në vijim, u arrestua në flagrancë shtetasi Simon Bibaj, 32 vjeç, banues në Lezhë, ndërsa shtetasi L. R., 31 vjeç, banues në Lezhë, u procedua penalisht.

Nga kontrollet e ushtruara u sekuestruan 2 aparate celularë, të cilët përdoreshin për zhvillimin e paligjshëm të lojërave të fatit, në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB