Video-lajm/ Luftuan me flakët në Orikum, mjeti i zjarrfikësve ngec, rrezikon të bjerë
25/01/2026 20:23
Zona e Kënetës në Orikum është përfshirë nga flakët, të cilat favorizohen nga erërat e forta.
Korrespodenti i Top Channel, Mikel Marsi, raporton se automjeti i zjarrfikësve ka ngecur dhe rrezikon të bjerë në Orikum.
Për të bërë të mundur largimin e sigurt të mjetit, nevojitet urgjentisht një skrep për të tërhequr.
Top Channel