Tregtia online në Shqipëri po njeh rritje të ndjeshme vit pas viti por masat shtetërore për kontrollin dhe mbrojtjen e konsumatorit mbeten pas dore dhe të pamjaftueshme, duke nxitur kështu informalitetin.
Ky është përfundimi kritik i raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ngre alarmin për mungesë koordinimi institucional, informalitet të lartë dhe humbje të konsiderueshme të të ardhurave buxhetore
Vetëm gjatë vitit 2024, të ardhurat totale të mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kapën vlerën e 3.9 miliardë eurove por pjesa që vjen nga veprimtaria online ishte sa 0.084% e totalit. Një shifër kjo që, sipas KLSH-së, nuk përputhet me rritjen reale të konsumit online në vend dhe sinjalizon nivel të lartë informaliteti në këtë sektor
“Brenda muajit mars 2026 Ministria e Financave në bashkëpunim me Ministrinë e ekonomisë, të marrin masat për të analizuar dhe vlerësuar fushën e tregtisë elektronike, me synim hartimin e një strategjie të. Të përcaktohen qartë objektivat dhe përgjegjësitë institucionale sipas fushës së përgjegjësisë shtetërore në komunikimet elektronike, mbrojtjen e konsumatorit dhe mirë administrimin fiskal, duke përfshirë një analizë të detajuar të identifikimit dhe vlerësimit të risqeve.”, thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Situata nuk paraqitet më pozitive as në dogana. Të ardhurat nga veprimtaria online në vitin 2023 përbënin vetëm 2.2% të të ardhurave doganore, pavarësisht rritjes së ndjeshme të porosive postare nga platformat ndërkombëtare të tregtisë elektronike.
Top Channel