Lufta në Ukrainë/ Kievi dhe Moska drejt raundit të dytë të bisedimeve ballë për ballë, SHBA flet për hap të madh përpara
Venezuela po vazhdon procesin e lirimit të të burgosurve politikë, me të paktën 80 persona të liruar këtë të diel nga burgje të ndryshme të vendit, sipas organizatës së të drejtave të njeriut Foro Penal.
Lirimi i këtyre të burgosurve është pjesë e një procesi më të gjerë që po zhvillohet që nga fillimi i janarit, ndërsa disa organizata të shoqërisë civile dhe familjarë kanë shprehur shqetësime për ritmin dhe transparencën e tij.
Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, ka thënë se 626 persona janë liruar deri më tani, por nuk ka dhënë një afat kohor për përfundimin e procesit dhe ka njoftuar planet për të kërkuar nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut verifikimin e listave të të liruarve.
Foro Penal thekson se lirimet janë duke u verifikuar dhe se më shumë persona mund të lirohen në ditët në vijim, ndërsa ende raportohet se shumë të burgosur politikë mbeten ende në paraburgim.
Top Channel