Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama kanë mbërritur në Izrael, ku ndalesa e parë është Nova Site.

“Stacioni i parë në Izrael – një vend që kumbon pa fjalë”, shkruan kreu i qeverisë, ndërsa ka ndarë dhe foto.

Rama u prit nga Major Liad Diamond, i cili shërben si zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Nova Site, Izrael

Stacioni i parë në Izrael – një vend që kumbon pa fjalë

Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes“, shkruan Rama.

Të hënën, kryeministri shqiptar do të zhvillojë një takim kokë më kokë me homologun Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve dhe një deklaratë për shtyp. Paralelisht, znj. Linda Rama, së bashku me znj. Herzog, bashkëshorten e Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, do të vizitojë Bibliotekën Kombëtare. Më pas, kryeministri Rama do të shkojë në Knesset, Parlamenti i Izraelit, ku do të pritet me ceremoni të posaçme shtetërore nga Kryetari Amir Ohana.

Pas takimit zyrtar me kryetarin e Knessetit, kryeministri shqiptar do të marrë pjesë në seancën plenare speciale të Parlamentit, ku do të mbajë dhe një fjalim, sipas një protokolli të rezervuar për një numër të kufizuar udhëheqësish botërorë. Më 27 janar, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, ku do të mbajë një fjalim në praninë e Presidentit të Izraelit. Gjatë qëndrimit në Jeruzalem, Rama do të kryejë edhe vizita simbolike në Murin e Lotëve dhe në Kishën e Varrit të Krishtit.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB