Kryeministri Rama reagon pas protestës së opozitës: Shteti nuk përkulet nga dhuna dhe vandalizmi, solidaritet me policët e plagosur Fshati Arapaj në bashkinë e Roskovecit ishte një ndër më të goditurit nga vërshimi i lumit Seman.
Dhjetëra hektarë tokë bujqësore kanë qenë nën pushtetin e ujit për ditë me radhë, duke dëmtuar rëndë të mbjellat dhe serat e banorëve të zonës.
“Ne sapo kishim nisur prodhimin dhe shitjen, kur erdhën vërshimet. Gjithçka u përmbys dhe u detyruam ta hedhim të gjithë prodhimin poshtë”, shprehet qytetari.
Banorët thonë se kjo ishte përmbytja e dytë brenda 15 ditësh, ndërsa uji qëndroi në toka dhe sera për më shumë se 2 javë. Banorët thonë se deri më tani asnjë institucion nuk ka shkuar në terren për të verifikuar dëmet e shkaktuara.
Fermerët theksojnë se bujqësia dhe serat janë e vetmja burim jetese për ta dhe se mungesa e mbështetjes financiare rrezikon t’i çojë drejt falimentimit.
Top Channel