Lufta në Ukrainë/ Kievi dhe Moska drejt raundit të dytë të bisedimeve ballë për ballë, SHBA flet për hap të madh përpara 25/01 23:00
Autoritetet franceze ndaluan kapitenin indian të cisternës së naftës Grinch, e cila u ndalua nga Marina Franceze në Mesdhe, për t’u marrë në pyetje lidhur me mosshfaqjen e flamurit të saj. Ekuipazhi mbeti në bord.
Anija, që vinte nga Murmansk, besohet të jetë pjesë e “flotës në hije” ruse, një rrjet anijesh të regjistruara në emër të kompanive të errëta dhe të përdorura për të anashkaluar sanksionet ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë.
Franca ka theksuar se do të vazhdojë të luftojë këtë sistem të fshehtë, ndërsa Moska kishte reaguar ashpër për një incident të ngjashëm në brigjet franceze të Atlantikut në shtator, duke e quajtur “akt piraterie”.
Top Channel