Presion nga shoqëria civile dhe komuniteti ndërkombëtar, Venezuela liron të paktën 80 të burgosur politikë
Djali i presidentit iranian, Yousef Pezeshkian, u ka bërë thirrje autoriteteve që të rikthejnë aksesin në internet, duke paralajmëruar se bllokimi digjital nuk do të zgjidhë asgjë dhe vetëm do të shtyjë përballjen me pasojat e protestave të dhunshme.
Në një postim në Telegram, Pezeshkian tha se ndërprerja e internetit po rrit pakënaqësinë dhe po thellon hendekun mes qytetarëve dhe qeverisë. Sipas tij, pamjet dhe videot e shtypjes së protestave do të qarkullojnë herët a vonë, pavarësisht përpjekjeve për t’i vonuar.
“Shkëputja nga interneti nuk e zgjidh problemin, vetëm e shtyn atë,” shkroi ai, duke shtuar se siguria duhet të garantohet edhe me internet funksional, të cilin e quajti domosdoshmëri jetike.
Deklaratat vijnë ndërsa brenda regjimit iranian po zhvillohet një përplasje e fortë politike për rreziqet e heqjes ose vazhdimit të bllokimit digjital. Presidenti Masoud Pezeshkian dhe ministri i komunikimeve mbështesin rikthimin e internetit, ndërsa masa kundërshtohet nga drejtues të sigurisë kombëtare.
Organizatat e të drejtave të njeriut raportojnë se mijëra protestues janë vrarë, përfshirë edhe fëmijë, gjatë shtypjes së protestave që u zhvilluan nën mbulesën e bllokimit të internetit. Një OJQ me bazë në Norvegji vlerëson se numri i viktimave mund të arrijë deri në 25 mijë, ndërsa mijëra persona të tjerë mbeten të ndaluar.
Ndërkohë, ekonomia iraniane po përballet me pasoja të rënda: monedha kombëtare po zhvlerësohet, bursa është në rënie dhe ndërprerja e internetit po i kushton vendit rreth 20 milionë dollarë në ditë, sipas sektorit të tregtisë digjitale.
Top Channel