Protestat e Kurdëve: SHBA na tradhtoi/ Merr fund autonomia 14 vjecare e Rojava në Siri Një stuhi dimërore me përmasa të jashtëzakonshme ka përfshirë pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara dhe po avancon drejt verilindjes së vendit, duke rrezikuar dhjetëra milionë amerikanë me ndërprerje të energjisë elektrike, kaos në transport dhe të ftohtë përvëlues.
Pas goditjes së zonave jugperëndimore dhe qendrore, sistemi i stuhisë ka nisur të prekë shtetet e mes-Atlantikut dhe verilindjes, zona me dendësi të lartë popullsie, ku janë regjistruar reshje dëbore dhe shiu ngrirës. Një masë ajri arktik është shtrirë në mbarë territorin amerikan, duke përkeqësuar kushtet e motit. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se ndikimi i borës dhe akullit pritet të zgjasë edhe në ditët në vijim, me ngrirje të përsëritura që do t’i mbajnë rrugët dhe trotuaret jashtëzakonisht të rrezikshme për qarkullim. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, paralajmëroi se deri në 240 milionë amerikanë mund të preken nga kjo stuhi. Të paktën 20 shtete, si dhe kryeqyteti Uashington, kanë shpallur gjendje emergjence.
Sipas të dhënave të FlightAëare, rreth 14 mijë fluturime janë anuluar gjatë fundjavës, ndërsa mijëra të tjera janë vonuar, duke krijuar kaos në aeroportet amerikane. Duke folur nga selia e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, të kujdesen për familjarët dhe fqinjët, dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se administrata po monitoron situatën dhe u kërkoi qytetarëve të qëndrojnë të sigurt dhe të ngrohtë.
Sipas meteorologëve, stuhia lidhet me një çrregullim të vorbullës polare, një fenomen atmosferik që sjell ajër ekstremisht të ftohtë nga Arktiku drejt Amerikës së Veriut. Autoritetet paralajmërojnë se temperaturat shumë të ulëta mund të zgjasin deri në një javë pas kalimit të stuhisë, duke paraqitur rrezik serioz për shëndetin, përfshirë ngrirje të lëkurës brenda pak minutash.
Top Channel