Fushata kundër emigracionit në SHBA, agjentët federalë qëllojnë për vdekje një person në Minneapolis
Qindra anëtarë të Shtetit Islamik janë transferuar nga Siria në Irak, në kuadër të një operacioni të dytë, pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan planet për të zhvendosur mijëra xhihadistë të mbajtur në burgjet siriane.
Sipas burimeve, deri në 1 000 të burgosur pritet të mbërrijnë në Irak, ndërsa të paraburgosurit shumë prej tyre shtetas evropianë dhe irakianë do të vendosen në të paktën tre burgje në vend.
Ky transferim është pjesë e një operacioni më të gjerë që përfshin rreth 7 000 anëtarë të ISIS-it, të cilët më parë ishin nën kujdestarinë e forcave kurde siriane. Të mërkurën, rreth 150 figura të rangut të lartë, përfshirë disa shtetas evropianë, u transferuan në Irak. Operacionet pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim.
Autoritetet irakiane kanë bërë të ditur se ndaj të ndaluarve do të hapen procedura penale. Në të kaluarën, gjykatat irakiane kanë dënuar qindra persona përfshirë luftëtarë të huaj të ISIS-it të transferuar nga Siria me dënim me vdekje ose burgim të përjetshëm.
Sipas zyrtarëve, është ngritur një komitet koordinues që përfshin Ministrinë e Drejtësisë, Forcat Ajrore dhe njësitë kundër terrorizmit, për të menaxhuar procesin e transferimit.
ISIS pushtoi zona të mëdha në Siri dhe Irak në vitin 2014, duke kryer masakra dhe duke skllavëruar gra dhe fëmijë. Me mbështetjen e një koalicioni ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-të, Iraku njoftoi mposhtjen e ISIS-it në vitin 2017. Në Siri, Forcat Demokratike Siriane (SDF) e mposhtën grupin dy vjet më vonë, duke arrestuar mijëra xhihadistë të dyshuar dhe duke transferuar familjet e tyre në kampe.
Top Channel