Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit në Vlorë

24/01/2026 14:39

Për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike detare, Kapiteneria e Portit Vlorë ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës.

Sipas parashikimeve, nga ora 12:00 e ditës së sotme, deri më 26 janar, ora 06:00,  pritet erë e fortë dhe dallgë me lartësi 2.5–4 metra.

Autoritetet kërkojnë bashkëpunim të plotë nga subjektet dhe institucionet që operojnë në det për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.

Anijet e transportit ndërkombëtar do të vazhdojnë punën normalisht sipas destinacioneve, ndërsa trageti Vlorë–Brindisi–Vlorë ka anuluar mbërritjen e parashikuar për datën 25 janar.

Parashikohet që situata për mjete të vogla dhe peshkimi të përmirësohet pas orës 06:00 të datës 26 janar. Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal dhe respektim të masave të sigurisë në det gjatë kësaj periudhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB