Një 2-vjeçare arrestohet nga autoritetet federale të emigracionit, ‘shpërthejnë’ reagimet në SHBA Chatboti i inteligjencës artificiale Grok, i zhvilluar nga kompania x e Elon Musk, ka krijuar dhe shpërndarë publikisht të paktën miliona imazhe të seksualizuara të grave, sipas vlerësimeve mediave dhe organizatave te ndryshme.
Në vetëm nëntë ditë, Grok ka publikuar mbi 4.4 milionë imazhe. Një analizë konservatore e The New York Times vlerëson se rreth 41 për qind e tyre përmbanin përmbajtje të seksualizuar të grave. Gjetjet tregojnë se sa shpejt u përhap kjo përmbajtje shqetësuese, duke nxitur hetim nga autoritetet në Britani, Indi, Malajzi dhe Shtetet e Bashkuara, për të vlerësuar nëse janë shkelur ligjet vendase. Ne Parlamentin belg nje deputete tregoi fotot e saj të manipuluara nga Gork duke e nxjerrë me bikini.
“Sot, çdo grua, çdo vajzë e re mund të humbasë kontrollin mbi imazhin e saj në një çast, duke e parë atë të keqpërdorur, të falsifikuar, të poshtëruar, pa asnjë kontroll mbi atë se çfarë mund të bëhet me të”.
Interesi për aftësitë e Grok për përpunimin e imazheve u rrit ndjeshëm më 31 dhjetor, pasi vetë Elon Musk ndau disa imazhe të krijuara nga chatboti në platformë. Pas kësaj, numri i imazheve të gjeneruara arriti deri në rreth 600 mijë në ditë. Më 8 janar, X kufizoi krijimin e imazheve nga Grok vetëm për përdoruesit me abonim, duke ulur ndjeshëm volumin. Javën e kaluar, kompania njoftoi masa shtesë, duke deklaruar se nuk do të lejonte më kërkesa për imazhe të personave realë me veshje provokuese.
“Ne mbetemi të përkushtuar për ta bërë X një platformë të sigurt për të gjithë dhe kemi tolerancë zero ndaj shfrytëzimit seksual të fëmijëve, lakuriqësisë pa pëlqim dhe përmbajtjes seksuale të padëshiruar“.
Megjithatë, sipas raportimeve, kufizimet nuk janë zbatuar plotësisht në aplikacionin dhe faqen zyrtare të Grok, ku gjenerimi i përmbajtjes seksuale vazhdon të lejohet në mënyrë private.
Top Channel