SHBA dhe Izraeli godasin një fabrikë prodhimi në Iran, të paktën 15 viktima dhe disa të plagosur
Rusia ndërmori gjatë natës sulme me dronë dhe raketa kundër Ukrainës pavarësisht bisedimeve trepalëshe me Shtetet e Bashkuara që nisën të premten e vijojnë edhe sot në Abu Dabi me qëllim mbylljen e luftës.
Delegacione nga Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja u mblodhën për bisedimet e para të këtij formati që kur Moska nisi pushtimin e plotë të vendit fqinj në vitin 2022. Nga sulmet e fundit humbi jetën një person e u plagosën mbi 20 të tjerë.
Shënjestra e sulmneve ishin kryesisht Kievi e Harkivi, dhe infrastruktura e tyre energjetike. Mësymja ruse la me mijëra ukrainas pa energji elektrike dhe ngrohje, në temperatura nën zero. Zyrtarë vendas e akuzuan presidentin rus Vladimir Putin se po vepron në mënyrë cinike, duke sulmuar në mënyrë barbare vendin ndërkohë që negociatat janë në proces. Presidenti Volodymyr Zelensky u shpreh se është ende herët për të nxjerrë përfundime nga bisedimet, por i kërkoi Rusisë të tregojë realisht gatishmëri për paqe.
Pengesa kryesore për një marrëveshje mbetet kërkesa e Moskës që Ukraina të dorëzojë territore në rajonin lindor të Donbasit, të cilën Kievi e refuzon kategorikisht. Ndërkohë, Rusia deklaron se mbetet e hapur për zgjidhje diplomatike, por thotë se do të vazhdojë operacionet ushtarake për sa kohë që bisedimet nuk sjellin rezultat.
Top Channel