Komisioni Europian rikonfirmon mbështetje të plotë për Ukrainën, 200 miliardë euro dhe forcim i bashkëpunimit në siguri dhe mbrojtje Nga Angela Merkel dhe Francois Hollande, tek Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron, aksi franko-gjerman ka qenë në kohë sinonim i një marrëdhënieje që ndihmoi në promovimin e stabilitetit dhe paqes në Europë.
Por tani, Gjermania e kancelarit Friedrich Merz, po e ndryshon këndvështrimin në raport me Italinë, e cila ka qenë prej kohësh nën hijen e marrëdhënieve me Francën, partnerin e tyre zyrtarisht më të ngushtë. Merz me disa ministra pritet të udhëtojnë drejt Romës, teksa kryeministrja Giorgia Meloni që dikur shihej si përfaqësuese e së djathtës ekstreme, tani konsiderohet se tregon pragmatizëm dhe mund ndërmjetësojë në konfliktin me Trump. Mosmarrëveshja për Groenlandën duket se është zbutur, të paktën për momentin. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do ta pushtojë me forcë ishullin, i cili i përket Danimarkës, dhe as nuk do të vendosë më tarifa doganore ndëshkuese për vendet që kundërshtojnë pretendimin e tij ndaj Groenlandës për SHBA-në.
Të paktën, kjo u kuptua nga mesazhet e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Por vendet europiane të NATO-s janë dyshuese për shkak se Trump shpesh ndryshon qëndrimet si dhe kërcënon. Përshkallëzimi i fundit, thotë DË, i jep vizitës së kancelarit Friedrich Merz në Itali një rëndësi të veçantë në dallim nga më parë. Meloni, e cila dikur donte ta nxirrte Italinë nga BE-ja, sot në nivel europian po tregohet gjithnje e më pragmatike dhe konstruktive. Këtë e ka kuptuar edhe qeveria në Berlin e drejtuar tani nga konservatori Friedrich Merz. Ishte pikërisht Meloni që kontribuoi se fundi për krijimin e shumicës së nevojshme për votimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet BE-së dhe shteteve amerikano-jugore Mercosur.
Franca, partnerja më e ngushtë e Gjermanisë, ishte kundër dhe vota e saj nuk pati ndikim. Pavarësisht nismave për zgjidhje për krizën aktuale me Trumpin, duket se qeveria në Berlin dhe në Romë kanë shumë pika që i bashkojnë. Të dyja qeveritë duan të angazhohen në BE për më shumë konkurrencë dhe më pak burokraci. Në një dokument pozicionimi ato tërheqin vëmendjen, se Bashkimi Europian kërcënohet nga dështimi po të krahasohet me SHBA-në dhe Kinën, kur është fjala për të vepruar shpejt.
Top Channel