Kafe dhe kanabis në Shkodër, arrestohet pronari i lokalit dhe sekuestrohen mbi 1600 fara të dyshuara narkotike në Kosmaç
23/01/2026 13:12
Pronari i një lokali në fshatin Kosmaç të Vaut të Dejës, është arrestuar në flagrancë, pas gjetjes së 1678 farave të dyshuara narkotike kanabis në lokalin e tij.
Gjatë operacionit, Policia ka kryer një kontroll të detajuar në lokalin e shtetasit Xh. M., ku janë gjetur dhe sekuestruar 1678 fara kanabisi, të cilat u morën si prova materiale.
Pas veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. M., 70 vjeç, banues në fshatin Kosmaç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa operacioni vazhdon për zbardhjen e mundshme të rasteve të tjera të lidhura me kultivimin e bimëve narkotike.
Top Channel