Aksidentoi të moshuarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 65-vjeçari në Bulqizë

23/01/2026 10:16

Të enjten e datës 22 janar, një aksident ndodhi në aksin rrugor Maqellarë-Bulqizë, ku një person, gjatë drejtimit të automjetit të tij, aksidentoi këmbësorin, shtetasin B.P., 72 vjeç, dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë, 72-vjeçari mbeti i dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i automjetit që shkaktoi aksidentin dhe i drejtuesit të tij.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Policisë Rrugore lokalizuan dhe  arrestuan shtetasin A.Sh., 65 vjeç, banues në Maqellarë, i cili, pasi aksidentoi 72-vjeçarin, tentoi t’i shmangej përgjegjësisë duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB