NASA bën njoftimin e rëndësishëm: Fluturimi i parë me pilot rreth Hënës në 50 vjet në fillim të marsit
Dy trupa të tjerë u gjetën këtë pasdite në vendin e përplasjes midis dy trenave ekspres në Andaluzi të Spanjës, thanë punonjësit e shpëtimit, duke e çuar numrin të vdekurve në 45.
“Këta janë dy trupat që nuk ishin gjetur ende”, tha një zëdhënës për AFP.
Viktimat u gjetën në një vagon treni, i cili u përmbys kur u godit nga një tren tjetër privat që vinte nga drejtimi i kundërt.
Tragjedia hekurudhore në Spanjë ndodhi të dielën e javës së kaluar në zonën e Andaluzisë, kur dy trena të shpejtësisë së lartë u përplasën duke shkaktuar dhjetëra viktima.
Aksidentin në Andaluzi e pasoi një tjetër incident hekurudhor, që solli edhe lajmërimin e sindikatës se makinistëve të Spanjës të lajmëronte grevë kombëtare 3-ditore.
#AccidenteFerroviario | Continuamos con los trabajos de investigación y retirada de los trenes accidentados en #Adamuz.#AccidenteFerroviarioAdamuz #descarrilamiento pic.twitter.com/50BETkPO9J
— Guardia Civil (@guardiacivil) January 21, 2026
Top Channel