Video/ “Nuk e dija ku ndodhej në hartë”, Kryeministri i Çekisë bëhet viral, blen një glob të shtrenjtë për të parë se ku ndodhet Groenlanda Mbledhja e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme ku u votua në parim për projektligjin e pjesmarrjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes pas ftesës së presidentit Donald Trump, u shoqërua me debate.
Gjatë votimit në parim të projektligjit kryetari i komisionit Igli Hasani dhe kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla patën një debat pasi ky i fundit i tha deputetit Agron Shehaj të ulet për të votuar. Hasani duke iu drejtuar Ballës tha: “Tani do më lësh ta bëj këtë gjënë?”
Pjesë nga debati:
Taulant Balla: Hë mo s’do votosh ti
Igli Hasani: Lëre tani Taulant tani të lutem ta bëj këtë gjënë tani dhe vazhdojmë
Taulant Balla: Po të ulet të votojë
Igli Hasani: Po nuk do të votojë, çke tani le të iki
Taulant Balla: Qetësohu
Igli Hasani: Po ça të qetësohem tani po e bën ti tani. Votojmë në parim projektligjin
Elisa Spiropali: Votove zoti Shehaj?
Agron Shehaj: Votova zonja ministre
Igli Hasani: Të lutem, o zonjë tani, O Elisa ta ndërpres, ta lë?
Taulant Balla: Mbaroje tani. Mos u nxeh edhe ti mor burrë
Igli Hasani: Ça është ky muhabet tani, bëjmë gallatë apo të vazhdojmë mbledhjen
Taulant Balla: Jepi o vëlla po nuk mbajte kaq presion…
Top Channel