Që prej ditës së djeshme në Vlorë, Ivanka Trump lë hotelin dhe niset drejt Zvërnecit
22/01/2026 10:04
Që prej ditës së djeshme, Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA ndodhet në Shqipëri.
Korrespodenti i Trop Channel, Mikel Marsi, bën me dije se Ivanka Trump ka lënë hotelin dhe është larguar drejt Zvërnecit.
Mbrëmjen e djeshme, vajza e Donald Trump dhe kryeministri Edi Rama konsuman një kafe në zonën e Ujit të Ftohtë dhe më pas kanë darkuar në një restorant në Orikum.
Midis tyre kanë qenë dhe 60 arkitektë që kanë qëndruar dhe diskutuar deri në orën 23:00 të mbrëmjes.
Top Channel