Mbretëria e Bashkuar refuzon ‘Bordin e Paqes’, sekretarja britanike: Na është komunikuar se do të marrë pjesë edhe Putini
Ceremonia e nënshkrimit të “Bordit të Paqes”, iniciativë e re e presidentit amerikan Donald Trump, u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga më pak se 20 vende dhe pa praninë e asnjë aleati tradicional të Europës Perëndimore.
Ngjarja, e mbajtur në Davos, u dominua nga vende të Lindjes së Mesme dhe Amerikës së Jugut. Në mesin e liderëve të pranishëm ishin përfaqësues nga Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentina dhe Paraguai.
Gjatë fjalës së tij, Trump falënderoi të ftuarit, duke i cilësuar si “liderë shumë popullorë, në shumicën e rasteve, dhe në disa raste jo aq popullorë”.
Vendet pjesëmarrëse ishin: Bahrein, Maroku, Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Kosova, Pakistani, Paraguai, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistani, Mongolia.
Kosova u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani, e cila hodhi firmën e saj krah Presidentit Trump.
Top Channel