Negociatat për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, Witkoff: Koha për t’i dhënë fund luftës

22/01/2026 16:27

Negociatat për një marrëveshje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë janë reduktuar në një çështje të vetme, deklaroi përfaqësues presidentit Donald Trump, Steve Witkoff.

Ai theksoi se kjo çështje është e zgjidhshme dhe se përpjekjet për të arritur marrëveshjen janë afër përfundimit. Sipas një zyrtari evropian, çështja që ka mbetur për t’u negociuar lidhet me territorin. Witkoff pritet të udhëtojë drejt Moskës për ti dhënë fund luftës.

“Është koha të mbarojë kjo. Besoj se do ta arrijmë”, u shpreh ai.

Më herët, Witkoff dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, takuan negociatorin ukrainas Rustem Umerov. Diskutimet përqendroheshin tek zhvillimi ekonomik, planet pas-luftës për Ukrainën dhe garancitë e sigurisë.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt përfundimit të konfliktit dhe vendosjes së stabilitetit rajonal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB