“I pëlqen të flasë, jo të veprojë”/ Zelensky kritikon ashpër Europën dhe SHBA-në për kompanitë që shesin raketa për Rusinë: Na kanë thënë mos të…
Një incident i ndodhur në Minesota ka shkaktuar zemërim dhe shqetësim në komunitet, pas arrestimit të një fëmije 5-vjeçar nga zyrtarët e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE).
Fëmija, i identifikuar si Liam Ramos, ishte me babain e tij, Adrian Alexander Conejo Arias, kur agjentët e ICE e arrestuan atë si pjesë e një operacioni më të gjerë të zbatimit të ligjit.
Sipas ‘BBC’, incidenti ndodhi të martën, kur Liam, i sapo kthyer nga kopshti, ishte në shtëpi me të atin. Sipas Drejtoreshës së Shkollave Publike të Columbia Heights, Zena Stenvik, zyrtarët e ICE iu afruan familjes në oborrin e shtëpisë, dhe një agjent mbajti fëmijën ndërkohë që arrestoi babanë e tij.
Në një postim në X Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) theksoi se “ICE NUK shënjestroi një fëmijë”, duke shtuar se operacioni ishte i synuar ndaj babait të fëmijës, një i huaj i paligjshëm i cili kishte një rast aktiv për azil dhe nuk kishte urdhër deportimi. DHS gjithashtu tha se për sigurinë e fëmijës, një oficer i ICE qëndroi me të derisa arrestimi i babait të tij u krye.
Megjithatë, incidenti ka shkaktuar një reagim të fortë nga anëtarët e komunitetit dhe zyrtarët e shkollës. Zena Stenvik e pyeti publikisht:
“Pse duhet të mbahet në paraburgim një fëmijë 5-vjeçar? Nuk mund të më thuash që ky fëmijë do të klasifikohet si kriminel i dhunshëm”, u shpreh drejtoresha e shkollës.
Fotot e ngjarjes, tregojnë Liamin, i cili mbante një kapelë dimërore në formë lepuri, duke qëndruar jashtë ndërsa një oficer i mbante çantën e shpinës. Zyrtarët e shkollës thanë se këto fotografi ishin marrë nga kalimtarë të rastit dhe nuk i identifikuan individët që i kishin bërë ato.
Marc Prokosch, një avokat që përfaqëson familjen, njoftoi se Liam dhe babai i tij do të mbaheshin në një qendër paraburgimi në Teksas. Sipas zyrtarëve të shkollës, babai kishte një rast aktiv për azil dhe nuk kishte urdhër deportimi.
Top Channel