“Ky është një i çmendur, mos iu shkoni pas”/ Rama-opozitës: Ju jeni këtu për t’u kujtuar shqiptarëve ishullin e turpit, ndërsa ne ngjitemi në majën e ‘Shqipëria 2030’

22/01/2026 13:25

Gjatë fjalës në Kuvend, kryeministri Edi Rama foli për ftesën e presidentit të SHBA, Doald Trump në Bordin e Paqes.

Kreu i qeverisë iu drejtua deputetëve të PD, duke u thënë “Ju jeni këtu për t’u kujtuar shqiptarëve ishullin e turpit”, ndërsa shtoi se “PS do të ngjisë majën e ‘Shqipëria 2030’”.

Më tej ai u shpreh “Një vend që askush, përveç meje dhe një grushti njerëzish që besuan kur PS thoshte “Ky është i çmendur, mos i shkoni pas,” nuk do ta besonte se do arrinte të ngjitej deri këtu ku është sot.”

“A thua se numrat flasin ndonjë gjë të madhe për një vend si i yni? Prania në Bordin e Paqes është diçka mekanike, pa vlera. Dua të nënvizoj se për Shqipërinë, mua dhe për ne, konsiderohet nder një ftesë që nuk u bëhet të gjithë botës. Jemi një vend tejet i vogël që mbylli derën me çelës, dhe ky e hapi derën, u keqtrajtua nga brenda dhe nga jashtë, duke e tërhequr zvarrë në rrënojat e piramidave dhe gropat e borxheve.

Një vend që askush, përveç meje dhe një grushti njerëzish që besuan kur PS thoshte “Ky është i çmendur, mos i shkoni pas,” nuk do ta besonte se do arrinte të ngjitej deri këtu ku është sot. Doni ju apo nuk doni ju, ju na duheni këtu sepse jeni këtu për t’u kujtuar shqiptarëve ishullin e turpit, ndërsa ne jemi këtu për të ngjitur Shqipërinë në atë majë, në Shqipërinë 2030.

Atyre që na besojnë dhe atyre që hezitojnë, u them: “Keni besim dhe bindje se do ngjitemi duke u vlerësuar ende më shumë.”

Mos harroni: sa më shumë inciatíva, aq më përpara ka kaluar karvani, dhe aq më e madhe është bërë distanca mes karvanit dhe qenve.”, u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB