BE studion me kujdes vendimin e Gjykatës Supreme të SHBA për tarifat e Trump, marrëveshja tregtare transatlantike përballet me pasiguri 20/02 18:43
Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje në Athinë, si pasojë e të cilave për fat të keq kanë humbur jetën dy persona, një burrë dhe një grua.
Mediat greke kanë publikuar sot një video tronditëse, ku shfaqet një grua të cilën e merr rrjedha e ujit. Në sfond dëgjohet fëmija i saj që qan dhe thotë “ku po shkon mami”.
Për fat të mirë, në momentin kur gruaja rrëmbehet nga uji, kanë ndërhyrë disa persona të cilët kanë arritur që ta shpëtojnë.
Incidenti ndodhi në rrugën Metsovou kur gruaja u përpoq të kalonte rrugën, duke vënë jetën e saj në rrezik.
Top Channel