“Të mbrohemi nga kërcënimi rus”/ SHBA i bën thirrje vendeve europiane të NATO-s: Rrisni kapacitetet luftarake
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka folur në ditën e dytë në Davos, ku po nënshkruhet për pjesëmarrësit e Bordit të Paqes.
“Kemi një grup të madh të rinj që e udhëheqin. Çdo vend dëshiron të jetë pjesë. Dërguam letra disa ditë më parë, dhe i thamë këtu në Davos vendeve që do ishim të kënaqur që të jeni pjesë tani. Tani janë këtu dhe i pëlqej të gjithë. Zakonisht janë 2 apo 3 që nuk i kam qejf, por këtu të gjithë i pëlqej”, deklaroi Trump.
Ai u shpreh se si president i SHBA-së, i ka dhënë fund 8 luftërave në botë dhe se po bën më mirë, se çdokush para tij.
“Si President i kam dhënë fund 8 luftërave. Një vit më parë, bota ishte në flakë. Në Nigeri të krishterët po vriteshin. Një nga sukseset më të mëdha është që kemi rindërtuar ushtrinë. Vendi ynë s’ka bërë ndonjëherë më mirë. Në punën tonë, çdo gjë është më mirë se kurrë më parë. Po shohim numra që s’i kemi parë kurrë më parë. Kam ndaluar pushtimet dhe kartelet e drogës.
Kemi padyshim ushtrinë më të fuqishme në botë. Kemi kapur diktatorin Nicolas Maduro dhe njerëzit në Venezuelë janë shumë të lumtur. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me lideren e re të Venezuelës. Po shkon çdo gjë shumë mirë”, tha ndër të tjera Trump.
Top Channel