I dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 38-vjeçar në Tiranë

22/01/2026 15:02
foto ilustruese

Rezart Hyskollari, 38 vjeç, është arrestuar nga forcat e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, pas një operacioni të koduar “Dënimi”, i realizuar në zonën e Liqenit të Thatë.

Hyskollari, i shpallur në kërkim, është kapur gjatë një operacioni të shpejtë dhe të koordinuar, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e tij.

Në vitin 2019, Gjykata e Durrësit e ka dënuar Hyskollarin me 7 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, ndërkohë që i kanë mbetur edhe 5 vjet burgim për të vuajtur.

Pas arrestimit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme dhe veprime të tjera ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB