I dënuar me 10 vite burg për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal, lihet në fuqi vendimi për Robert Myftarin

22/01/2026 12:48

Lihet në fuqi vendimi për shtetasin Robert Myftari, për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Myftari është i dënuar me 10 vite burg.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi dënimin e R.M. për trafik narkotikësh dhe grup kriminal

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari kryesues Dhimitër Lara dhe anëtaret Daniela Shirka dhe Tereza Merkaj, shpalli sot, më 22 janar 2026, vendimin mbi çështjen penale nr. 13/78, akti i datës 24.12.2025, lidhur me ankimin e të pandehurit R.M. ndaj vendimit nr. 64 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, datë 17.10.2025. Gjykata vendosi:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.M. për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, sipas nenit 183/a1 dhe neneve 22, 23, 27, 28/4 të Kodit Penal, dhe për këtë e dënoi me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, sipas nenit 333/a/2 të Kodit Penal, dhe për këtë e dënoi me 2 (dy) vjet burgim.
  3. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimi i tij për të gjitha veprat penale do të jetë një i vetëm, në masën 10 (dhjetë) vjet burgim.
  4. Vuajtja e dënimit do të fillojë nga dita e arrestimit të të pandehurit për këtë procedim.
  5. Sipas Ligjit nr. 81/2020, për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve, R.M. do të vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë.
  6. Gjykata urdhëroi konfiskimin e mjetit lundrues (gomone) me emrin “” dhe regjistrin “”, në pronësi të R.M., i sekuestruar në nëntor 2015, pasi ishte përdorur për transportimin e rreth 800 kg lëndë narkotike. Mjeti do të kalojë në favor të shtetit.
  7. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit R.M.
  8. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

  • Lënien në fuqi të vendimit nr. 64, datë 17.10.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB