Bordi i Paqes i iniciuar nga Presidenti Trump, Begaj lëshon autorizimin për përfaqësimin e Shqipërisë nga kryeministri Rama

22/01/2026 11:54

Presidenti Bajram Begaj ka lëshuar autorizimin për përfaqësimin e Shqipërisë nga Kryeministri Edi Rama në Bordin e Paqes së iniciuar nga presidenti i SHBA, Donald Trump.

AUTORIZIM PËR LËSHIMIN E PLOTFUQISË PËR NËNSHKRIM MARRËVESHJEJE

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “e”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 5, pika 2, si dhe nenit 6, pika 1 dhe 3, të ligjit nr. 43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, autorizoj Sh.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, për nënshkrimin e “Marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes”, miratuar në parim me vendimin nr. 45, datë 21.1.2026, të Këshillit të Ministrave.

Kompetencat, të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga lëshimi i kësaj plotfuqie, si dhe përfaqësimi i Republikës së Shqipërisë sipas këtij autorizimi, nuk mund të delegohen te asnjë autoritet apo organ tjetër publik. Ushtrimi i tyre nga autoriteti i përcaktuar në këtë autorizim është i detyrueshëm, në përputhje me ligjin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB