Bordi i Paqes/ Bardhi në Kuvend: Pse Kosova është sot në Davos dhe kryeministri jo?

22/01/2026 12:25

Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi i kërkoi llogari qeverisë pse kryeministri nuk ishte sot në Davos, ndërsa Kosova po.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi ngriti pretendime se ‘kryeministri Edi Rama nuk shkoi dot në forumin e Davos-it sepse nuk e pranuan’.

Është bërë miratimi në parim i kësaj marrëveshjeje. Presidenti i Republikës ka autorizuar kryeministrin të nënshkruajë marrëveshjen në fjalë të miratuar në parim. Pyetja ime; a e kanë nënshkruar marrëveshjen kryeministri? Nuk rezulton që kryeministri ta ketë nënshkruar marrëveshjen, marrëveshjen e ka nënshkruar sot Presidentja e Kosovës sot në Davos.

Pse kryeministri është sot këtu dhe jo në Davos për të nënshkruar marrëveshje me presidentin Trump? Ku bazohet procedura që po ndjek Kuvendi? E kuptojmë që nuk shkonte dot se nuk e pranuan? Pse Kosova është sot në Davos, ndërsa lideri juaj është sot këtu me Taulantin dhe Ballukun“, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB