“60 policë do të mjaftonin”/ Gjyqtarët ndjehen të pasigurt, kërkohet një polic në çdo kat të gjykatës, por s’ka buxhet

22/01/2026 16:15

Siguria vijon që të mbetet shqetësim serioz për togat e zeza në godinat ku japin drejtësi në emër të republikës.

Nënkryetari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha, në një bashkëbisedim me gazetarët theksoi kërkesat e vazhdueshme që ka bërë për prezencë të policisë në gjykatë dhe në ruajtjen e ambienteve

“60 punonjës policie do të mjaftonin për sigurinë tonë. Duam nga një polic për kat.  Godinat e gjykatave ku ka prova të rëndësishme pasdite i ruan Zoti’, tha Hoxha.

Përveç sigurisë, një tjetër problem shqetësues sipas nënkryetarit të gjykatës është edhe mungesa e ambienteve, aktualisht në gjykatën penale operohet vetëm me 3 salla.

“Nevojë ulëritëse për ambiente. Kemi kërkuar buxhet na i kanë aprovuar vetëm 10%”, shprehet ai.

Aktualisht gjykata e Tiranës funksionon me 55 gjyqtarë nga 80 që ka organika çka reflekton në punën e përditshme të gjyqtarëve dhe në zgjatjen e kohës së qytetarëve duke pritur drejtësi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB