Zbardhen detajet nga vrasja e Jani Aliaj, gazetari grek: Ishte transferuar për një periudhë në burgun e grave pas…
Kreu i PD-së, Sali Berisha foli në Kuvend sa i përket ftesës së Presidentit Donald Trump për Shqipërinë, që të jetë vend anëtar-themelues i Bordit të Paqes.
Ai u shpreh se PD-ja e mbështet këtë iniciativë të nisur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara.
“Mazhoranca e krimit nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë, nuk ka rregullore. Ne jemi këtu për të dëshmuar mbështetjen tonë të plotë në politikat e sigurisë së SHBA-së. Në mbështetje të këtyre të politikave, pasi SHBA është aksioneri më kryesor i paqes dhe sigurisë në botë. Ne e mbështesim plotësisht këtë iniciativë të Presidentit Donald Trump. Në këtë kontekst, për sa kohë SHBA qëndron në zotimin e saj për aleancën e Atlantikut të Veriut, ne qëndrojmë në anën e Shteteve të Bashkuara. Bordi i Paqes ngrihet për një nga aktet, do të thoja më të jashtëzakonshme, ndërprerjen e luftës në Gaza. Këtu, Presidenti i SHBA-së ka një meritë historike, jashtëzakonisht të rëndësishme. Bordi është i mbështetur në dokumentet e OKB-së. Bordi ka mbështetje në rezolutën e Këshillit të Sigurimit dhe është një hap tjetër drejt konsolidimit të paqes në atë rajon. Seanca merr një karakter të paimagjinueshëm, vetëm e vetëm për shkak të përpjekjes primitive të një njeriu që tani po i vjen fundi.
E dëgjuat ju Presidentin që tha në Bordin e Paqes që janë dy emra që nuk do t’ia dëgjojë kurrë emrat. Po, po! Ai s’mund t’ia dëgjojë zërin Lukashenkos. S’mund t’ia dëgjojë zërin Ramaduros. E dini ju se ç’ka bërë ky apo jo?!”, tha Berisha.
Top Channel