Vrasja e ish-policit Santiago Malko, dënohet me 30 vite burg Leonard Duka
21/01/2026 12:59
Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në 27 gusht të vitit 2019.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se trupa gjykuese vendosi të dënojë me 30 vite burg Leonard Dukën.
Po ashtu gjykata shpalli të pafajshëm Elis Dukën për vrasjen e Malkos, si dhe për të gjitha episodet e tjera për armëmbajtje, duke hequr masën e sigurimit ndaj tij.
Fatmir Hyseni është dënuar me 25 vite burg dhe po ashtu me nga 25 vite për Aleksander Manxhaku, Dritan Agaj dhe Oltjon Loga.
Top Channel