Video/ Stuhia e fuqishme godet Italinë jugore dhe Mesdheun qendror, përmbytje dhe dallgë deri në 9 metra
Trupat e më shumë se 20 personave u nxorën nga rrënojat e një qendre tregtare të shkatërruar nga zjarri në Karaçi të Pakistanit , duke e çuar numrin e të vdekurve në të paktën 50.
Zjarri më vdekjeprurës në qytetin pakistanez në më shumë se një dekadë shpërtheu të shtunën në mbrëmje dhe u përhap me shpejtësi në qendrën tregtare Gul Plaza – e famshme për 1,200 dyqanet e saj që shesin furnizime dasmash, lodra dhe shumë sende të tjera.
“Kemi gjetur 20-25 trupa… ose më saktë mbetje njerëzore”, u tha gazetarëve një zëdhënës i administratës rajonale, duke shtuar se ato ishin dërguar në departamentin e mjekësisë ligjore për identifikim.
Deadly Fire at Karachi's Gul Plaza Claims 23 Lives, Dozens Still Missing.
Karachi, Pakistan – January 19, 2026** — A massive fire that erupted late Saturday at Gul Plaza, a multi-storey shopping complex on M.A. Jinnah Road, has killed at least 23 people, with dozens more missing… pic.twitter.com/esE4FTylq5
— JAS (@JasADRxquisites) January 20, 2026
Ai shpjegoi se për shkak të vështirësisë në identifikimin e mbetjeve të djegura, nuk është e lehtë t’i jepet një informacion i saktë publikut. Të martën, autoritetet pakistaneze thanë se të paktën 29 persona kishin vdekur.
Homazh për viktimat
Shumë njerëz i bënë homazhe dhjetëra viktimave duke ndezur qirinj pranë vendit të tragjedisë. Të afërmit e personave të zhdukur mbanin fotografi të të dashurve të tyre. Autoritetet pakistaneze thonë se numri i të vdekurve pritet të rritet pasi nuk ka gjasa që ndonjë nga të zhdukurit të gjendet gjallë.
Zjarri është më vdekjeprurësi në Karaçi që nga viti 2012, kur një strukturë industriale u përfshi nga flakët dhe vdiqën më shumë se 260 persona.
Top Channel